E kafshuan dy qen pitbull, ndërron jetë në spital i moshuari në Durrës

E kafshuan dy qen pitbull, ndërron jetë…

Ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit 84-vjeçari Halil Basha, i cili u sulmua disa ditë më parë nga dy qen të rracës pitbull. I moshuari u dërgua menjëherë në urgjencën e qytetit, pasi u kafshua në kokë e trup. Nga plagët e rënda, fatkeqësisht ai ka hubur jetën paraditen e kësaj të hënë.


Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e 2 nëntorit në një nga rrugicat e lagjes nr.13, ku i moshuari kishte shtëpinë. Halil Basha u sulmua nga qentë që Armand Lala mbante në oborrin e tij.


Armand Lala, tashmë i arrestuar nga policia për veprën penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit