"E kam kaluar Covid-in"/ Kryemadhi zbulon momentet romantike me Metën: E kam puthur, por s’e ka kapur!

“E kam kaluar Covid-in”/ Kryemadhi zbulon momentet…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zbuluar se ka kaluar koronavirusin, por nuk pa pasur asnjë simptomë. Këtë e ka zbuluar kur do të operohej nga bajamet dhe mjekët i thanë se kishte qenë e infektuar, por nuk ka përjetuar asnjë shenjë.

Në emisionin ‘Open’, Kryemadhi tha: 

“Po zbuloj diçka për herë të parë. Unë e kam kaluar covid pa asnjë simptom. Pa temperaturë, dhimbje të tjera me radhë. E mora vesh kur do operohesha nga bajamet dhe mjekët italianë më thanë që e ke kaluar covidin. Maskën s’e kam vënë sepse s’kam puthur asnjë në buzë, përveç Ilir Metës. Edhe Metën që e kam puthur, s’e ka kapur dhe këtë gjë e kanë treguar testet. I kemi bërë të gjithë, i bëjmë herë pas here, se duhet t’i bëjmë”./Fax News

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit