“E kam parë në plazh”, dëshmia e fundit për zhdukjen e 19-vjeçares shqiptare

“E kam parë në plazh”, dëshmia e…

19-vjeçarja Artemis Vasilis prej dy vitesh është shpallur e zhdukur. Sipas një dëshmie të fundit Artemis është parë një ditë pas zhdukjes së saj, më 16 tetor 2020, e përhumbur në mendime në plazhin e Agia Marinës.

Familjarët e saj thanë se e reja shkonte shpesh për not me miqtë. Dyshohet se ajo ka shkuar atje me ish të dashurin e saj, para se të ndaheshin dhe ai ta fshinte nga rrjetet sociale.

Një herë kam shkuar në Agia Maina për të bërë plazh. Unë thashë gjithçka që kisha për të thënë. Nëse do të mund të ndihmoja, do ta kisha bërë. Kaq. Në kohën kur Artemisa u zhduk, unë isha brenda kampit. Unë isha ushtar në Aleksandropoli”, tha dëshmitari.

Avokati i familjes, Anastasios Dugas, u shpreh se atë ditë 19-vjeçarja ka takuar dikë.

“Është diçka e re. Personi i fundit që e kishte parë në stacionin e autobusit duke pritur dikë, tani vjen kjo dëshmi që ndryshon të gjitha faktet dhe na thotë se ajo ishte në plazhin e Agia Marinës. Kjo zonë nuk ishte testuar kurrë. Besojmë se këtë javë do të jepet urdhër për kontroll edhe në këtë zonë. Jemi të sigurt që atë ditë kishte lënë takim me dikë për t’u takuar.

Ajo mori një telefonatë në Viber, shkoi në dhomën e saj, foli dhe u largua e lumtur”, tha Dugas, i cili po bën apel që kushdo që di diçka ta tregojë.

“Një dëshmitar, të cilin e kemi vënë në dukje, nuk ka thënë të vërtetën. S’ka treguar saktësisht se çfarë ka ndodhur. Ai di gjëra dhe situata rreth Artemidës. Ai është personi i fundit që ka pasur kontakt”, theksoi avokati i familjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit