“E kam shok fëmijërie”, zbulohet foto e viktimës në Elbasan me autorin që dyshohet se e vrau, pak orë para ngjarjes

“E kam shok fëmijërie”, zbulohet foto e…

Florian Lamçe, mbeti i vdekur mëngjesin e sotëm në Elbasan.

40-vjeçari, u godit me shishe dhe sende të forta, deri sa mbeti i vdekur.

Në pranga si autorë të dyshuar janë vënë edhe Ardiano Hakdari, 42 vjeç, dhe Sokol Sanxhaktari, 34 vjeç. Ky i fundit, është edhe dhëndri i Qazim Sejdinit, që deri vitin e kaluar mbante postin e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit.

Ajo që bën pështypje është fakti që vetëm pak orë para se të mbetej i vdekur, viktima kishte postuar një foto me mikun e tij të ngushtë, që e kishte që nga fëmijëria, Sanxhaktarin.

“Ky është shoku im i fëmijërisë, Kol Saxhaku” – shkruan viktima Lamçe.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit