E kapën pa maskë në rrugë, shqiptari nuk përmbahet, i sulet policit italian: O ti, o unë këtu!

E kapën pa maskë në rrugë, shqiptari…

Një 39-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e Policisë italiane pasi një përplasjeje me ta. Gjithçka kishte nisur për mosrespektimin e rregullave të pandemisë anti-COVID.

39-vjeçari ishte takuar me shokët e tij për të pirë diçka, por nuk kishte vendosur maskën. Duke konstatuar shkeljen, efektivët e Policisë i kishin kërkuar të dhënat personale, por hasën rezistencë.

Pasi efektivët i shpjeguan edhe njëherë se nuk mund të dilte nga shtëpia nëse nuk kishte ndonjë emergjencë, por shqiptari nuk e përballoi mirë. Aty nisi të bërtiste duke kërcënuar: Unë të vras! Unë do të të pres kokën ty dhe kolegëve të tu! Në Novellara ose jeton ti ose unë jetoj!

Edhe pse tentuan, efektivët nuk mund ta shqetësonin shqiptarin, duke zgjedhur ta arrestonin. Megjithatë sjellja e tij agresive vijoi edhe pas arrestimit, sepse në Komisariat, qëlloi efektivin që e prangosi me një shishe uji. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë dënimi i tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit