E kapi plumbi qorr natën e Vitit të Ri, zbardhet dëshmia e italianes dhe familjes së saj

E kapi plumbi qorr natën e Vitit…

52-vjeçarja italiane, Agata Carbonara që u plagos nga 1 plumb qorr në 1 janar është pyetur në Spitalin e Traumës këtë të mërkurë nga hetuesit. Ajo ka deklaruar se po ecte me bashkëshortin në bulevard në momentin që diçka ka rënë nga pemët lart dhe që rezultoi se bëhet fjalë për plumb.

Gruaja ka marrë një plumb në këmbë, por familja e saj nuk pranon që 52 vjeçarja ti nënshtrohet operacionit në Tiranë, por kërkojnë që plumbi t’i hiqet në Itali

Grupi hetimor deri në këtë fazë akoma nuk e ka të qartë nga ka ardhur plumbi. Janë sekuestruar të gjitha pamjet e kamerave rreth e përqark zonës por akoma nuk është konstatuar ndonjë gjë e dyshimtë, e për rrjedhoje ende nuk ka asnjë person të shoqëruar për ngjarjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit