E katërta në Europë/ Shqipëria ka si problem madhor korrupsionin

E katërta në Europë/ Shqipëria ka si…

Korrupsioni është një nga fjalët më të përdorura(klishe) në komunikimin e përditshëm të çdo shqiptari. Korrupsion për një vend pune, korrupsion për ilaçet, për rrugët, korrupsion në arsim apo edhe korrupsion në qeverisjen e vendit. E nëse do t’i pyesnit shqiptarët me radhë se çfarë nuk shkon në këtë vend, korrupsioni do të përgjigjeshin shumica.

E në fakt shifrat janë shqetësuese edhe në analizat europiane të kryera. Shqipëria renditet si vendi i katërt në kontinent sa i përket korrupsionit. Në një grafikë të paraqitur nga “Landgeist.com”, Shqipëria vlerësohet me 36 pikë nga 100 të mundshmet. Si shteti i parë më i korruptuar renditer Rusia me 28, e ndjekur nga Ukraina në luftë me 33 pikë dhe Bosnja me 34 pikë. Më pas radha i takonë Shipërisë dhe Serbisë me të njejtin vlerësim.

Përformancën më të mirë ndaj korrupsionit edhe këtë herë e mbajnë vendet e zhvilluara si Danimarka, Finlanda dhe Norvegjia. Më pas thuajse të gjitha vendet perëndimore dhe veriperëndimore, kanë një performancë të mirë ndaj korrupsionit. Ndërkohë vendet e lindjes dhe juglindjes, shfaqin më shumë problematika ndaj këtij fenomeni.

Kjo mendohet se është edhe arsyeja se përse shumë shqiptarë po largohen nga vendi për të emigruar drejt perëndimit. Jetesa në një vend ku korrupsioni luftohet dhe parandalohet mendohet si më e sigurta për shqiptarët, të cilët në 32 vite demokraci nuk kanë parë që vendi të bëj progres.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit