E keni ditur? Këto ushqime ju ndihmojnë në rritjen e kësaj pjese të trupit

E keni ditur? Këto ushqime ju ndihmojnë…

Të gjithëve na ka ndodhur të duam qërpikë më të gjatë, apo të dëgjojmë njerëz të tjerë që ankohen për këtë pjesë të trupit.

Ekzistojnë disa mënyra për t’i zgjatur, siç janë vajrat esenciale.

Por, ka edhe mënyrë duke përdorur disa lloje ushqimesh.

Më poshtë, disa produkte të shijshme dhe të arritshme për të gjithë, që do ju japin vitaminat për qerpikë të gjatë e të shëndetshëm.

Veza

Veza është e pasur me proteina, dhe ndihmon trupin të marrë sasinë e aminoacideve për të prodhuar keratinë.

Veza do t’i bëjë qerpikët tuaj më të fortë dhe më të gjatë.

Salmoni

Salmoni është një burim i aicdeve yndyrore Omega-3, vitaminës D dhe B. Acidet yndyrore Omega-3 mbrojnë qerpikët nga rënia, ndërsa vitamina B dhe D ndikojnë në rritje.

Arrat

Omega-3 dhe vitaminë E janë disa nga vlerat e arrave. Ato transportojnë gjakun dhe oksigjenin në folikulat e qerpikëve, si dhe ndihmojnë në rritjen e tyre.

Frutat dhe perimet

Frutat dhe perimet përmbajnë vitamina A dhe C, të cilat ndikojnë në rritjen e qerpikëve dhe prodhimin e kolagjenit. Lëkura e frutave dhe perimeve përmban silicë, një mineral thelbësor që i bën qerpikët të jenë më të shëndetshëm.

Këpurdha

Këpurdhat përmbajnë vitaminën B3. Ata përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë në prodhimin e keratinës. Vitamina B3 stimulon rritjen e qerpikëve si dhe ndihmon në riprodhimin qelizor dhe parandalon që qerpikët të mos bien.

Fasulet

Fasulet përmbajnë vitaminë H dhe acid folik. Vitamina H rrit qarkullimin e gjakut në folikulat e qerpikëve, i bën ata të duken më të trasha dhe parandalon rënien e tyre. Gjithashtu ndihmojnë trupin të thithë aminoacidet dhe yndyrnat që janë thelbësore për qerpikë të shëndetshëm.

Drithërat

Drithërat kanë vitaminë B6 si edhe hekur. Hekuri parandalon rënien e qerpikëve, ndërkohë që vitamina B6 stimulon prodhimin e melaninës.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit