E kishin katandisur urën prej vitesh në gjendje të amortizuar, policia arreston shoferin që rrezikoi jetën e tij

E kishin katandisur urën prej vitesh në…

Një incident ndodhi ditën e ddeshme në Fier, ku u shemb ura e Darëzezës, e cila ishte e amortizuar prej kohësh. Si të mos mjaftonte gjendja e saj aspak e qëndrueshme, shoferi 52 vjeçar luftar Panahori, kaloi sipër saj me një kamion të tonazhit të rëndë duke bërë që ura të shembej plotësisht.

Ditën e sotme, policia ka arrestuar shoferin 52 vjeçar me akuzën se ka kryer veprën penale ‘shkatërrimi i rrugëve. Fatmirësisht, shoferi nuk pati dëmtime të rënda.

Njoftimi i Plotë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve” shtetasin Luftar Panahori, 52 vjeç, banues në Roskovec, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar automjetin me një rimorkiator mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep, ka kaluar në urën e rrugës automobilistike Fier-Darzezë jashtë tonazhit të parashikuar në tabelën sinjalistike, duke e shëmbur urën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit