E kishin kthyer lokalin në pikë lojërash fati, arrestohet banakieri. Në kërkim pronari

E kishin kthyer lokalin në pikë lojërash…

Banakieri i një lokali në Shkodër është arrestuar sot nga policia, ndërsa është shpallur në kërkim edhe pronari.

Ata e kishin kthyer lokalin në një vend për të ushtruar lojërat e paligjshme të fatit.

Policia e Shkodrës njofton se  është arrestuar shtetasi A.Xh, 22 vjeç, për vepra penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, si dhe është shpallur shtetasi N. Xh., 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim.

Efektivët kanë kontrolluar telefonin e banakierit dhe i kanë gjetur atij aplikacione për vendosjen e ndeshjeve sportive dhe biseda në të cilat ka pranuar porosi për baste sportive, si dhe një shumë parash.

NJOFTIMI I PLOTË

Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur një rast i ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Vihet në pranga një 22-vjeçar që punonte si banakier në lokal dhe shpallet në kërkim pronari i lokalit ku ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme.

Në vijim të kontrolle të ushtruara nga shërbimet e Policisë në qytetin e Shkodrës, për goditjen e aktivitetit të lojërave të fatit, u kap dhe u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim, shtetasi A. Xh., 22 vjeç, banues në Shkodër.

Nga kontrolli i ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit N. Xh., ku ky shtetas punonte si banakier, Policia gjeti në celularin e tij aplikacione për vendosjen e ndeshjeve sportive dhe biseda në të cilat ka pranuar porosi për baste sportive, si dhe një shumë parash.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit N. Xh., 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim.

Vijon puna për kapjen e shtetasit N. Xh. dhe materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit