E kishin kthyer shtëpinë në laborator droge, arrestohet i riu shqiptar dhe partnerja e tij

E kishin kthyer shtëpinë në laborator droge,…

Një 23-vjeçar shqiptar dhe bashkëjetuesja e tij e së njëjtës moshë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohen për prodhimin dhe shumëfishimin e sasive të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen dhe shitjen e tyre brenda territorit grek.

Sipas autoriteteve helene hetimeve u zbulua se të arrestuarit ishin të dy anëtarë të një grupi kriminal, që furnizonin sasi të mëdha heroine, të cilën më pas e shumëfishonin me anë të përzierësve të ndryshëm në vendin ku kishin ngritur “laboratorin” e tyre.

Gjithashtu, autoritetet bënë me dije se 23-vjeçari ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe ka bërë rezistencë të fortë ndaj arrestimit, ndërsa dispononte një kartë identifikimi policor me foton e tij dhe të dhënat e një personi tjetër, të cilin e përdori për të shmangur arrestimin, ndërsa ndaj tij kishte 2 urdhër arreste për përfshirjen në banda kriminale dhe shkelje të ligjit për lëndët narkotike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit