E kishin zili për suksesin në xhudo/ 11-vjeçari rus digjet për së gjalli nga shokët

E kishin zili për suksesin në xhudo/…

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në rusi. Mësohet një 11-vjeçar rus u dogj i gjallë me benzinë nga shokët e tij. Sipas informacioneve Albert Umbetyarov u mbyll në një kasolle në pyll në rajonin Dubovaya Roschcha të Moskës pas një sherri që pati me shokët e tij, të cilët e kishin zili se ishte i suksesshëm në xhudo.

Një dëshmitar ka thënë se sulmuesit kishin përdorur shkopinj për ta rrahur derisa e lanë pa ndjenja e më pas e dogjën.

Sulmuesit raportohet se ishin të moshës 13 deri në 15 vjeç dhe ngjarja u kap me kamera nga një grup vajzash të cilat i kishin publikuar në internet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit