E kishte ëndërr që në fëmijëri të vizitonte një herë hapësirën, përfundon udhëtimi 11 minutësh i Jeff Bezos

E kishte ëndërr që në fëmijëri të…

Themeluesi i Amazon, miliardieri Jeff Bezos dhe ekuipazhi i tij i raketave ‘Neë Shepard’  nisën të martën për hapësirë nga shkretëtira e Teksasit Perëndimor, dhe u kthyen të sigurt në Tokë rreth 11 minuta më vonë.

“Urime për të gjithë ekipin blu, ata që janë sot dhe ata që kanë qenë më parë, për arritjen e këtij momenti historik në historinë e fluturimeve hapësinore. Ky ekuipazh i parë i astronautëve shkruajti veten në librat e historisë së hapësirës, ​​duke hapur derën nëpër të cilën do të kalojnë shumë më pas.” postoi në Tëitter kompania e turizmit hapësinor të Bezos, Blue Origin.

Ekuipazhit pati mundësinë të shijonte pamje spektakolare të Tokës nga hapësira së bashku me tre ose katër minuta të shkëputura nga graviteti përpara se të kthehej. Raketa përforcuese u ul në tokë pa probleme rreth shtatë minuta pas ngritjes. Kapsula që përmbante astronautët u ul me parashuta disa minuta më vonë.

Bezos nisi jo vetëm një udhëtim të shpejtë në hapësirë, por ajo që njeriu më i pasur në botë shpreson të jetë një biznes fitimprurës. Blue Origin planifikon dy fluturime të tjera vetëm këtë vit. Fluturimi i së martës shënoi 52 vjetorin e uljes së Apollo 11 në hënë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit