E kishte parkuar në oborr, digjet makina e punonjësit të hipotekës së Vlorës

E kishte parkuar në oborr, digjet makina…

Një makinë është djegur në Vlorë, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, rreth orës 03:25 e mëngjesit, ku ka marrë flakë mjeti tip ‘Toyota’ në pronësi të 32-vjeçarit Ermal Hoxha.

Mësohet se Hoxha është punonjës i hipotekës së Vlorës. Makina e tij në momentin që ka marrë flakë, ishte parkuar pranë banesës së tij, dhe nga kqyrja paraprake dyshohet se është e qëllimshme.

Lidhur me ngjarjen ka folur motra e 32-vjeçarit, Saimira Hoxha, e cila pretendon se vëllai nuk ka konflikte me njëri dhe se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së tij, por ka pranuar edhe një pistë tjetër. Në një prononcim të shkurtër para kamerave, ajo ka pranuar se prej 6 vitesh ka probleme me ish-bashkëshortin, i cili kërkon kujdestarinë e djalit.

Ndërkohë që grupi hetimor ka nisur nga puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit për të bërë të mundur më pas edhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit