E kritikuan për veshjen/ Dea Mishel u drejtohet shqiptarëve: Mund të më puthni b*thën

E kritikuan për veshjen/ Dea Mishel u…

Janë VIP-a pa bërë asgjë për vendin, pa asnjë lloj kontributi të vyer. Të dalë nga emisione që nuk promovojnë asnjë lloj vlere për shoqërinë, e herë herë më përdorim fjalori skandaloz për tu dukur sa më “cool” në sytë e ndjekësve. Po, kaq lehtë është për të marrë këtë emër në Shqipëri!
Sigurisht që nuk mund të jesh “trendy”, i zhvilluar dhe i kulturuar, e për pasojë edhe i lumtur, në qoftë se nuk çlirohesh nga kufizimet e terminologjisë së rrugës, siç ndodh me VIP-at tanë, që vetëm VIP-a nuk mund të quhen.

Këtë lirshmëri, duket se kanë transmetuar të gjithë njerëzit publikë që morën pjesë para disa orësh në një nga eventet më të rëndësishmë që organizoi në kryeqytet një televizion kombëtar.
Me veshje ekstravagante, të ngjashme me ato të yjeve të Holliwood, dukej se askush nuk kishte kursyer që të dukeshin më mirë se tjetri.
Padyshim, që ky shpenzim tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Dea Mishel, një vajzë e dalë jo me ndonjë background kushedi se çfarë, kishte shpenzuar aq shumë që të ngjante sa më e kuruar. Nuk e dimë se sa mund të ketë harxhuar, por ç’rëndësi ka, shkollimin fundja e ka mbaruar dhe duket se nuk ka ku të çojë më lekët.

Vëmendjes së publikut nuk i shpëtoi transparenca që përcillte në veshjen e saj, pavarësisht se me të vetën, mund të ishte më “cool” se të gjithë përreth. Me apo pa qëllim, teksa po zbriste nga makina për të parakaluar në tapetin e kuq, u ekspozua më tepër se duhet.

Nuk kishte se si të mos vinte një reagim publik për këdo që cënoi shfaqjen e saj prej bukurosheje. Duket se shprehja “Vrit me pambuk”, nuk i shkon për shtat VIP-es së dalë nga një emision pa kurrfarë vlere për ne. Mund të dëshironim që të jepte një përgjigje të thjeshtë, por jo.

E indinjuar, ka replikuar me një gjuhë tinëzare prej rrugaçeje, që shumë prej nesh mbase nuk i përdorin aspak në përditshmëri. “Mund të më puthni b*thën meqenëse ju pëlqen të flisni kaq shumë për të. Nuk ishin mbathjet ishte korse. Ja bota e haute couture. Emancipohuni ose ikni nga këtu se nuk do merremi kurrë vesh bashkë.” – ka shkruar ajo.

Shikoni dhe gjykoni se sa bukur dhe sjellshëm flasin e shkruajnë VIP-at tanë, modeli i shoqërisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit