E kuqja tërbon demin! Burri vjedh biçikletën, i hipën dhe largohet

E kuqja tërbon demin! Burri vjedh biçikletën,…

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar vjedhjen e biçikletës së tij, një të kuqe, para një dyqani në zonën e Rrugës së Kavajës.

Sipas tij, biçikleta ishte lënë jashtë dyqanit për disa minuta, ndërsa ai kishte hyrë brenda për të marrë disa gjëra, pa e lidhur. Ai nuk mund të imagjinonte se dikush do të tundohej të merrte biçikletën e tij kaq shpejt.

Pamjet e sigurisë tregojnë një burrë i cili duket i tërhequr nga ngjyra e kuqe e biçikletës, që përputhet edhe me veshjet e tij. Ai i afrohet biçikletës, i hipën dhe largohet si asgjë të keqe nuk kishte ndodhur.

Qytetari bën apel për kthimin e menjëhershëm të biçikletës, përpara se ngjarja të denoncohet zyrtarisht në polici.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit