E lindur në vitin 1897, vdes në moshën 124-vjeçare gruaja më e moshuar në botë

E lindur në vitin 1897, vdes në…

Francisca Susano, e njohur ndryshe si “Lola” e cila kishte lindur në vitet 1800, ka ndërruar jetë në moshën 124-vjeçare. E cilësuar si gruaja më e vjetër në botë, Susano, ndërroi jetë mbrëmjen e së hënës. Lajmin e kanë konfrimuar zyrtarët shtetërorë në provincën e saj të lindjes, Kabankalan, Negros Occidental, të cilët përmes facebook, njoftuan ndarjen nga jeta të gruas më të vjetër në botë.

Zyrtarët e provincës:

Me trishtim në zemër morëm lajmin se e dashura jonë Lola Francisca Susano ndërroi jetë në mbrëmjen e së hënës.

Kujtojmë se e ndjera ishte vërtetuar nga Guinness dhe ishte shpallur si personi më i vjetër në botë, vetëm 124 vjeç, Ndërkohë sipas ladbible nuk dihet ende arsyeja e ndarjes nga jeta të Francisca Susano. Gjithashtu mësohet se e njdera nuk ishte prekur nga Covid dhe se nuk kishte pasur asnjë simptomë të pandemisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit