E llogarisni kohën? Kompania bën ankesën e çuditshme për punonjësin: Shkon shpesh në tualet, qëndron ‘një ditë në javë’!

E llogarisni kohën? Kompania bën ankesën e…

Një kompani në Australi është ankuar për punonjësin e saj, i cili kalon më shumë se një orë në ditë në tualet. Kompania shprehet se ai është një nga punonjësit më të mirë, por shkon në tualet shumë shpesh dhe kalon atje 20 minuta sa herë që shkon.

Kjo gjë përsëritet 2-3 herë në ditë, por ka raste edhe më shumë. Sipas një mesatareje, punonjësi qendron në tualet, pothuajse një ditë në javë.

Kompania sqaron se nuk mund ta pushojë këtë punonjës, pasi është një nga më të mirët dhe nuk ka ankesa për cilësinë e punës së tij, por punon në kohë të shkurtër. Gjithashtu, punëtorët mbrohen me ligj në Australi dhe do ishte e pakuptimtë që ai të pushohej për kohën e gjatë që kalon në tualet.

Megjithatë, kompania e mirëkupton nëse ai ka vërtet probleme shëndetësore dhe do i duhet të shkojë në tualet shpesh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit