“E marr hashashin nga Kalifornia…”, Justin Bieber-i e bën këngën realitet, bëhet pjesë e industrikë së kanabisit

“E marr hashashin nga Kalifornia…”, Justin Bieber-i…

Justin Bieber po hyn në industrinë e kanabisit duke lëshuar gamën e tij të cigareve të marihuanës të para-mbështjellë.

U njoftua të hënën se ylli 27-vjeçar i popit është lidhur me kompaninë Palms, me qendër në Kaliforni, për të publikuar “PEACHES Pre-rolls” të emëruar pas këngës së tij të suksesshme Peaches.

Tekstet e korit të këngës janë: ‘I nxora pjeshkat jashtë në Xhorxhia (Oh, po, q ***), E marr barin nga Kalifornia (Kjo është q ***).’

Në një deklaratë, Bieber tha: “Unë jam një tifoz i Palms dhe asaj që ata po bëjnë duke e bërë kanabisin të arritshëm dhe duke ndihmuar në destigmatizimin e tij – veçanërisht për shumë njerëz që u duket i dobishëm për shëndetin e tyre mendor”.

“Doja të sigurohesha që po bëja diçka me ta që dukej e vërtetë, dhe PEACHES mu duk si një vend i mirë për të filluar.”

Shkurtin e kaluar, Bieber u tregua i sinqertë duke folur për shëndetin e tij mendor dhe luftën kundër varësisë, në dokumentaret e tij “Seasons”.

“Hera e parë që kam tymosur bar ishte në oborrin tim të shtëpisë këtu-u bëra dru fare. Dhe pastaj kuptova se bari më pëlqete shumë. Atëherë filloi dëshira ime për të pirë bar, dhe pastaj fillova ta pija për njëfarë kohe”, tha ai.

Ai vazhdoi: “Dhe pastaj fillova të bëhesha vërtet i varur nga ajo, dhe kjo ishte kur kuptova se duhej të ndalem. Nuk mendoj se është keq. Vetëm se për mua, mund të jetë një varësi”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit