E mashtroi duke i ofruar patatina, 42-vjeçari abuzon me 13-vjeçaren autike

E mashtroi duke i ofruar patatina, 42-vjeçari…

Policia greke ka vënë në pranga një 42-vjeçar pakistanez. AI akuzohet për abuzim seksual me një 13-vjeçare. Kjo e fundit me autizëm është mashtruar nga pakistanezi me një pako patatina.

Autori kërkoi falje për veprimet e tij ndërsa akuzohet për abuzim me një person të paaftë për t’u mbrojtur nga një akti seksual dhe gjithashtu për akte seksuale me një të mitur.

Rasti u denoncua nga e ëma e vajzës. 42-vjeçari dyshohet se e joshi fëmijën në shtëpinë e tij mesditën e së premtes, duke i premtuar se do t’i jepte patatina dhe më pas ka abuzuar me të.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit