E mashtruan duke i blerë çantë, 20 persona drogojnë dhe përdhunojnë 15-vjeçaren!

E mashtruan duke i blerë çantë, 20…

Një ngjarje aspak e këndshme dhe shumë e turpshme është regjistruar në Indi konkretisht në Jhalawar në shtetin Rajasthan. Mësohet se një vajzë e moshës 15-vjeç është përdhunuar nga të paktën 20 persona për një periudhë prej tetë ditësh. Pas aktit të rëndë, personat në fjalë janë arrestuar, teksa dy oficerë policie janë pezulluar për shkak se kanë neglizhuar detyrën dhe nuk kanë ndërhyrë në kohë për të parandaluar këtë fenomen.

Bëhet me dije se vajza 15-vjeçare është marrë nga dy persona, teksa e kanë joshur duke i blerë një çantë shkolle. Në dëshminë e saj, vajza është shprehur se pasi ka marrë çantën, këta persona e kanë dërguar në një park në fillim dhe aty ka nisur dhe akti i turpshëm, ndërsa thotë se kjo histori ka vijuar edhe për rreth tetë ditë të tjera. Personat e arrestuar janë thuajse në të njëjtën moshë me vajzën.

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit