“E mbaja me buke”/ Rrëfimi i babait të 11-vjeçares së përdhunuar: E gjeta vajzën duke qarë

“E mbaja me buke”/ Rrëfimi i babait…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë. Astrit Torelli ka përdhunuar vajzën e mitur të shokut të tij. Babai i të miturës gjatë një interviste tha se si e zbuloi se vajza e tij ishte përdhunuar gjatë kohës kur prindërit e saj ishin në spital pasi kujdeseshin për motrën e saj.

Ai shprehet se vajza ia ka thënë në fillim të ëmës dhe ai më pas ka lajmëruar policinë.

“E mbaja me buke, me lekë, ai rrinte këtu në Tiranë. Ne e kishim lënë vajzën te ai. Kur vi në shtëpi shoh vajzën duke qarë. Më doli gjak më tha, thashë se mos ishte prerë por s’kishte gjë nga duart. E pashë pastaj, thashë i kanë ardhur ato, por më tha gruaja është vetëm 11 vjeç ç’ne ato.

Pastaj ikëm nga aty. Shkova në lokal të pija kafe unë, dhe kthehem pastaj në shtëpi, e shikoj nusen kishte fytyrë të tjetër. Ja kishte thënë vajza të gjitha. Pyes vajzën çfarë ka ndodhur, më tha vajza të ti thotë mami i të gjitha. Pyes nusen më tha kshu, kshu. Aty nuk e di e humba. Mora policinë. E morën psikologët në pyetje vajzën dhe shefi i komisariatit. Tani vajza është mirë, është me mua.”- ka treguar babai

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit