E mbron bota por jo Shqipëria, Tepelena derdh në Vjosë çdo ditë 9 ton mbetje

E mbron bota por jo Shqipëria, Tepelena…

Lumi Vjosa, një pasuri kombëtare për vendin tonë ndotet masivisht nga mbetjet urbane. Prej vitesh plehrat e bashkisë së Tepelenës dhe zonave rurale depozitohen pranë shtratit të lumit Vjosa, çka i sjelle ndotje kësaj të fundit.

Bashkia nuk punon për ta mbajtur sa më pastër dhe ta kthejmë si destinacion që mund të vizitohet nga turistët.

Por, çdo ditë pranë shtratit të saj derdhen plot 9 ton mbetjesh. Kjo i sjell jo vetëm një ndotje për syrin por i sjell asaj edhe aromën e keqe dhe shqetësuese.

Pak kohë më parë lumi Vjosa u shpallur Park Kombëtar, që është lumi i fundit i egër në Evropë.

U desh të shpall si pasuri për tu kujtuar qeveria dhe çfarë bëri, hapi një grop septike, kjo në po të njejtin vend. Një zgjidhje e cila nuk është as e përkohshme.

Dita ditës pasuritë e vendit tonë po prishen nga vetë dora e njeriut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit