E mbushi valixhen plot dhe u nis për Atdhe... I sekuestrohen në Rinas 42 mijë paund të padeklaruara emigrantit nga Londra

E mbushi valixhen plot dhe u nis…

Një shqiptarë që ka “ngrënë dynjanë” në Angli për të bërë para, nuk i ka ecur sapo këmba i ka shkelur në vendin e tij.

Paratë që ka bërë në kush e di sa kohë punë e sakrifica, ja kanë sekuestruar në aeroportin e Rinasit në pak sekonda “mjeshtrat” e Doganës.

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, i kanë sekuestruar një shumë prej 42.000 Paund cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të strukturave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve të linjës ajrore “Wizz Air” me itinerar Luton-Rinas, u konstatua se, shtetasi me inicialet B.K. në valixhe kishte të padeklaruara një sasi prej 42.000 paund, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë”, parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit