E mbushur me perla dhe diamante, varësja që mbante Princesha Margaret shitet për shifrën e çmendur!

E mbushur me perla dhe diamante, varësja…

Plot 396,000 paund kushton byzylyku i artit dekorativ dhe diamanti që Princesha Margaret, motra e Mbretëreshës Elizabeth, mbante në ditëlindjen e saj të 19 -të në Pallatin Buckingham në vitin 1949.

Ky koleksion privat u ble pas ofertash të ashpra të kryera nga shtëpia “Dix Noonan Web” në Londër

Prestigjiozia “Mirror” i dedikoi një artikull pikërisht kësaj çështje, ku vihen re të cituara fjalët e Francis Noble, drejtorit të departamentit të bizhuterive.

“Ky byzylyk me perla, i mbushur me diamante, i përket Princeshës Margaret, e cila u shfaq në një fotografi të mrekullueshme të fotografuar nga Cecil Beaton gjatë saj festë ditëlindjeje në Pallatin Buckingham. Është një pjesë shumë personale. Në historinë mbretërore, ajo ka një origjinë të padiskutueshme”, u shpreh ai.

Sipas mediave të huaja, kjo varëse madhështore mabn firmën e shtëpisë pariziene të stolive të bizhuterive “Cartier”. Ajo ka dy rreshta perlash, të dyja skajet me diamante të prera rrethore.

Ajo që vihet re është kombinimi që Princesha Margaret ka zgjedhur për të, një fustan i bardhë i qëndisur plot klas.

Ndërkohë, fotografi mbretëror i asaj kohe, Peyton ishte shprehur se në kujtimet e tij u mahnit nga bukuria që Margaret kishte si dhe nga sytë e saj blu të hapur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit