E măsăkruan me komente, Blendi Gonxhe fshin statusin për vdĕkjĕn e 10-vjeçarit në Kakavijë

E măsăkruan me komente, Blendi Gonxhe fshin…

Blendi Gonxhe i Rilindjes i la të gjithë pa fjalë dje.

Pas ngjarjes së rëndë ku mbeti pa jetë një 10-vjeçar pasi u përplas nga ambulanca në Kakavijë, Gonxhe gjeti fajtor prindërit, që nuk e kishin ruajtur.

Statusi i tij gjeti përballë një inatosje akoma më të madhe të qytetarëve.

Atë e măsăkruan me komente për këtë deklaratë të tij të pakuptimtë, në një moment kaq të dhimbsur për familjarët dhe jo vetëm.

Deklarata e plotë e Gonxhes së Rilindjes, të cilin tashmë e ka fshirë:

Si shumë familje shqiptare, jeta na lidh me Greqinë, kemi mall e nevoja, por kjo pandemi e flamë botërore na ndau gjalli e prishi çdo plan për t’u parë nga afër – ndaj nuk kemi udhëtuar, kemi duruar, sepse ky nuk është moti për të rrezikuar e për të sprovuar fatin!

Ky është moti për të lëvizur sa më pak, mundësisht aspak, përveçse për punë, hall, aktivitete të domosdoshme, detyrë a një arsye shumë e fortë! Çmallemi në internet, mbrohemi, kujdesemi, mirëkuptohemi, duhemi njësoj. Sytë e merakun i kemi te Kakavija, mbrëmë ndamë ushqime, por përse duhej udhëtuar me dhjetra mijëra në këtë kohë pandemie, kur rishkruhen kriteret kufitare çdo javë? Kur s’dimë çfarë na pret? Kur e dimë që duhet të lëvizim e shpenzojmë sa më pak sepse është jo vetëm krizë shëndetësore por edhe ekonomike! Se do martohemi tani? Apo se do pushojmë në atdhe? Apo se do çmallemi patjetër me përqafim fizik kur mund ta kemi edhe virtual! Përse sot shajme shtetin tonë kur e dinim se as ka gjë në dorë për kushtet e fqinjëve dhe mbi të gjitha kur po e shohim qartë se numrat e infektimeve në Shqipëri rriten pikërisht se ne nuk zbatojmë masat anti-Covid19 dhe se po i bëjmë karshillëk armikut kaq të pabesë! Ç’faj na kanë grekët nëse ne nuk kujdesemi për veten? Shteti ynë po bën maksimumin të sensibilizojë, disiplinojë, udhëzojë sesi të mos rriten numrat e infeksioneve dhe fataliteteve, por shteti i një vendi nuk është asgjë më shumë se përfaqësimi i koshiencës së atij vendi.

Shteti jemi të gjithë ne bashkë si sjellje. Shteti nuk ia del dot nëse shumica do dasmën, bredhjen, grumbullimet pa protokolle! Apo kur fëmijën 10-vjeç e lë t’i presi rrugën ambulancës, e humb se nuk kujdesesh si prind/përgjegjës për krijesën tënde! Hijenat e korbat po mblidhen rreth e sipër Kakavijës që të shkëlyejnë ç’të dali, por përse të bëhemi pakujdesisht pre e tyre?! Media ka përgjegjësi të informohet saktë e analizojë mirë përpara sesa t’i japi zë një derti të tillë! Shteti shqiptar s’ka asnjë tagër mbi virusin apo mbi fqinjët! Mbro veten, familjen! Nëse nuk ke ngut, kthehu!

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit