'E mirë universale'? Pse politikanët shqiptarë po firmosin pro vaksinës anti-koronavirus...

‘E mirë universale’? Pse politikanët shqiptarë po…

Plot 101 personazhe të njohur nga bota si Presidentë, nobelistë, biznesmenë të njohur, politikanë, si dhe kryebashkiakë, kanë firmosur një apel për vaksinën kundër koronavirusit.

Sipas apelit, vaksina për ndalimin e koronavirusit duhet të jetë “një e mirë universale”, e lirë nga çdo e drejtë pronësie.

Peticioni është firmosur edhe nga nobelistët Muhammad Yunus, Desmond Tutu, Mikhail Yousafzai, Lech Walesa.

Nga aktorët George Clooney, Sharon Stone, Matt Damon, si edhe nga disa politikanë shqiptarë dhe të huaj.

Ata janë, Romano Prodi, ish-presidentit Sali Berisha, Rexhep Meidani dhe Bujar Nishani.

Në këtë peticion i kërkohet një plan OBSH-së për çështjen e vaksinës dhe gjithashtu kërkohet transparencë e plotë në proces.

Vaksina duhet t’u përkasë të gjithëve dhe ky është një opinion që ndahet kryesisht në Evropë, por kërkohet që të përqafohet nga e gjithë bota.

Por në lidhje me vaksinën në Europë dhe në botë kanë nisur edhe shumë zëra që janë kundër saj. Ose të paktën kundër bërjes me detyrim të vaksinës, siç thonë lëvizjet “No-Vax”.

Shumë të tjerë shkojnë edhe më tej me teori konspirative… sikur me anë të vaksinës, “fuqi të mëdha globale” do të bëjnë të mundur instalimin e mikroçipeve në trupin e njeriut për t’i kontrolluar ata.

Në zhurmën dhe kaosin që ka shkaktuar koronavirusi në botë, ndërkohë janë të shumtë qytetarët e botës që kërkojnë më tepër transparencë mbi të gjitha këto projekte apo “lojëra” globale.

Nga ana tjetër, ngutja ose detyrimi për ta vënë në zbatim me shpejtësi bërjen e një vaksine, do të ngjallte hije dyshimi dhe do të shkaktonte me siguri edhe refuzim dhe trazira./Gazetaatdheu.com/  

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit