E mitura denoncon dhunën fizike dhe seksuale në shtëpinë e fëmijës në Sarandë: Edukatorja më goditi me shkop

E mitura denoncon dhunën fizike dhe seksuale…

Vitet e fundit janë bërë publike disa raste të abuzimeve në shtëpitë e fëmijëve. I tillë është edhe rasti i tre fëmijëve në shtëpinë e fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë, ku sipas dëshmive që kanë dhënë në prani të nënës së tyre në Euronews Albania, janë dhunuar fizikisht dhe seksualisht.
Njëra nga vajzat ka rrëfyer dhunën e edukatores, e cila e kishte goditur me shkop, pasi ajo kishte refuzuar që të flinte.
Gjithashtu vajza ka treguar edhe për dhunën e ushtruar në disa raste kundrejt motrës së saj të vogël.
Më të rëndë këtë rast e bën neglizhenca e edukatoreve dhe drejtoreshës së institucionit mbi ngacmimet seksuale të djemëve ndaj tyre. Sipas të miturës, ka pasur disa raste ku ato janë ankuar tek edukatoret, por këto të fundit i kanë injoruar shqetësimet e vajzave, ndërsa drejtoresha nuk ka marrë asnjë hap konkret për këto raste.
Nëna e dy vajzave dhe një djali, ka bërë denoncim në Policinë e Sarandës për abuzimin që i është bërë fëmijëve të saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit