E mitura donte të fotografonte Ramën, truproja e largon me çadër

E mitura donte të fotografonte Ramën, truproja…

Gjatë ditës së sotme është hapur zyrtarisht Rruga e Arbërit. Me këngë, valle dhe daulle, Rama bashkë me Ballukun është pritur sot nga dibranët për të inauguruar këtë rrugë të rëndësishme. Por veç atmosferës dhe ahengut, ajo që ra në sy ishte momenti kur një vajzë e mitur me veshje popullore, tradicionale, ka tentuar që të fotografojë kryeministrin, por nuk është lejuar nga truproja i Ramës, i cili e ka shtyrë me çadër. Ky veprim lë shumë për të dëshiruar, ndërsa më pas Rama vijon ecjen dhe nis të bëjë foto me disa fëmijë të tjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit