Në Greqi një 15-vjeçare shqiptare është abuzuar seksualisht nga bashkëkombësi i saj 14-vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2025, por është bërë publike tani.
Adoleshenti përveçëse e detyroi 15-vjeçaren të kryente marrëdhënie pa pëlqim, gjithashtu edhe e filmoi.
Autoritetet kryen një kontroll në shtëpinë e të pandehurit 14-vjeçar, ku gjetën dhe sekuestruan media të ndryshme dixhitale.
Materiali i sekuestruar është dërguar në Nëndrejtorinë e Hetimeve Mjeko-Ligjore të Greqisë Veriore, ku personel i specializuar po kryen testime laboratorike.