E morën peng dhe shfrytëzuan për prostitucion 24-vjeçaren, tre të arrestuar në Fier

E morën peng dhe shfrytëzuan për prostitucion…

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit ditën e sotme, pasi kanë rrëmbyer dhe shfrytëzuar për prostitucion një 24-vjeçare. Sipas informacioneve tre të rinjtë e kishin marrë peng 24-vjecaren dhe prej 2 muajsh e shfrytëzonin për prostitucion në hotele të ndryshme ose shtëpi me qira. Bëhet me dije se organizatori dhe njëra nga të arrestuarat janë persona me precedent penal të mëparshëm. Prej dy muajsh policia po zhvillonte kërkimet për gjetjen e vajzës, pas denoncimit të familjes se ajo ishte zhdukur.

Dy prej autorëve, konkretisht P. I., 32 vjeçe, banuese në Patos dhe  A. T., 19 vjeçe, banuese në Fier dhe një 17-vjeçare banuese në Fier janë vënë në pranga. Ndërsa organizatori i kësaj ngjarje A. M., 33 vjeç, banues në Fier është shpallur në kërkim dhe mësohet se ka qenë i dënuar më parë për vrasje.

Policia bën me dije se vajza është marrë nën mbrojte dhe ndodhet në spital, ndërsa Vijon puna për kapjen dhe vënien para drejtësisë të 33-vjeçarit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit