Përdhunoi nipin 8-vjeçar, 45-vjeçari nuk pranon fajin: Ishte montim!

Përdhunoi nipin 8-vjeçar, 45-vjeçari nuk pranon fajin:…

Gjatë ditës së sotme, në pikën kufitare të Morinës u arrestua një shtetas nga Kosova i identifikuar si Belul Kokollari. Ky i fundit akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij të mitur. Mësohet se ka qenë 8-vjeçari i cili në prani të oficerit të policisë gjyqësore, psikologëve dhe nënës, ka deklaruar para dy javësh se është përdhunuar nga daja i tij. Ndërkohë sot pas arrestimit, Kokollari. është përballur me drejtësinë.

Ai ka shkuar pranë ambienteve të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, ndërsa është njohur me akuzën e ngritur ndaj tij nga prokurorja A. Papajani si dhe me masën e sigurisë “arrest në burg” të dhënë për të në mungesë, masë që i është komunikuar nga gjyqtarja Matilda Llangozi. Bëhet me dije se pas akuzës Kokollari ka thënë vetëm “është një montim” dhe më pas policia e ka nxjerrë nga salla dhe e ka shoqëruar drejt ambienteve të IEPV-së Berat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit