E moshuara feston 100 vjetorin e lindjes një javë pasi mposhti koronavirusin

E moshuara feston 100 vjetorin e lindjes…

Një grua nga Indiana mposhti koronavirusin vetëm një javë para se të festonte 100 vjetorin e lindjes.

Leora Martin, e cila jetoi gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbijetoi nga kanceri dhe luftoi një betejë serioze me pneumoni vitin e kaluar, ndërkohë që tani është edhe një e mbijetuar nga koronavirusi.

Ajo festoi ditëlindjen e saj historike të shtunën, 20 qershor, me motrën e saj binjake.

Martin ishte një nga 76 banorët e infektuar në zonen ku ajo jetonte, dhe më 13 qershor, një javë para ditëlindjes zbuloi se ajo rezultoi negative për virusin, pasi u diagnostikua për herë të parë në prill.

Ajo u shpreh:

Ishte një lehtësim.Duhet të mbani mend, unë kam kaluar kancer. Unë duhej të shkoja në spital për pesë ditë dhe kjo nuk ishte e rehatshme, por mbijetova. Ata nuk menduan se unë do t’i mbijetoja pneumonisë vitin e kaluar, por unë e bëra.

Vajza e saj, Marilou Snell, tha se ajo ishte kryesisht asimptomatike gjatë gjithë betejës së saj me Covid-19, por përjetoi lodhje dhe humbje të oreksit.

Burimi: People | Përshtati: /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit