E moshuara me COVID-19, denoncimi: Mjekët nuk e kuptonin, në spital i thanë ik në shtëpi...

E moshuara me COVID-19, denoncimi: Mjekët nuk…

Mëngjesin e sotëm u raportua se një e moshuar nga Peshtani i Fierit u transportua me urgjencë drejt Tiranës pasi rezultoi pozitive me koronavirus.

Në media u raportua se, e moshuara u infektua nga nipi i saj në Tiranë të cilin e vizitoi së fundi, por e vërteta është ndryshe.

Një qytetare në dijeni të rastit, i ka shkruar redaksisë së “JOQ Albania” dhe tregoi se, e moshuara në të vërtetë shkoi dy herë në spital për të bërë analizat dhe nuk iu bë tampon për të parë nëse ishte e infektuar.

Ndërsa mjekët e kthyen në shtëpi duke i thënë të mos shqetësohej. Gruaja kishte shfaqur temperaturë, pafuqi dhe të vjella. Shkoi përsëri në spital dhe i thanë sërish se mushkëritë ishin shumë të pastra.

Ndërsa në tre të mëngjesit e zgjuan me urgjencë dhe e nisën drejt Tiranës, pasi u vërtetua se kishte koronavirus dhe thanë se u infektua në QSUT.

Mesazhi i qytetares për “JOQ Albania”:

“Ajo ska takuar as1 nip qe te jet me covid 19 por me ket shtet qe kemi dhe ket mjekesi te pangopur po na marin m qaf…ajo shkoi 2 her ne spital i ben te gjitha analizat dhe nuk i ben tamponin e covid 19 kur ajo eshte dhe mosha qe preket me shum…

e drg ne shpi dhe i than ska gje nderkoh ajo me temp me te vjella kputje trupi dhe as hante as pinte…. e cuan serisht ne spital i ben skanerin dhe i than nk eshte me covid pasi mushkrit i ka shum te pastra…

ne oren 3 te megjesit ishin ngirt si te cmendur trokisnin dhe thonin zonj dilni se do ikesh ne tiran traumatizuan dhe pacientet e tjere mir ate qe ishte e semur aty..theksoj se jemi zero per mjekesin…dhe pastaj kishin then ne tiron pacientja u infektua ne qsut…

tallje me te madhe sbesoj se do ket me kta njers 1 jav per te vertetu nese eshte e prekur me covid njeher thoshin eshte nje her nk eshte cfr te besojm??? zoti mos na coft ne duar te atyre se jan ber te pashpirt rrall gjen infermier apo mjek t hajrit. flm”/Burimi: JOQ-Albania/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit