E moshuara përplaset nga makina në vijat e bardha,policia nis hetimet

E moshuara përplaset nga makina në vijat…

Një aksident me pasojë plagosjen e një të moshuare është regjistruar këtë të diel në rrugën Transballkanike.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Toyota” ka përplasur një grua rreth 75 vjeçe, e cila po kalonte në vijat e bardha në momentin e aksidentit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe autoambulanca, e cila ka transportuar të dëmtuarën drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia vijon verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit