E moshuara u gjet e ngrirë dhe e pajetë pasi nuk kishte drita, OSHEE: Nuk respektoi aktmarrveshjen!

E moshuara u gjet e ngrirë dhe…

Gjatë ditës së djeshme  në fshatin Ferras në Fier u regjistrua një ngjarje tragjike, ndërsa OSHEE i ndërpreu dritat të moshuarës Liljana Sema dhe kjo e fundit në mungesë të energjisë elektrike, nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të të ftohtit. 67-vjeçarja ndërroi jetë pasi temperaturat ishin shumë të ulëta, ku u gjend në kasollen e saj. Ajo u gjet e pajetë nga vëllai Florenc Gjoleka pasi vetëm pak ditë më parë asaj i ishte prerë furnizimi me energji elektrike nga OSHEE-ja, duke e lënë pa ngrohje dhe në të ftohtë. Pas ngjarjes ka reaguar OSHEE e cila ka thënë se e moshuara nuk ka respektuar aktmarrëveshjen, prandaj është bërë edhe ndërprerja.

OSHEE

Nga kjo periudhë OSHEE i ka ndërprerë energjinë elektrike zonjës, pra ka 1 vit që është pa energji elektrike, për mosrespektim të akt-marrëveshjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit