E ndihmuan shqiptarët e Kosovës, shërohet 19-vjeçari nga leuçemia

E ndihmuan shqiptarët e Kosovës, shërohet 19-vjeçari…

Ardit Gashi nga Ferizaj, 19 vjeç, ka dhënë lajmin e madh se është shëruar nga leuçemia akute. I riu nga Ferizaji në fillim të vitit kishte kërkuar ndihmë nga dashamirësit që ta ndihmojnë me të holla për të trajtuar sëmundjen  e tij jashtë vendit. Dhe Gashit i erdhi në ndihmë e tërë Kosova.

Në mesin e tyre ishte edhe ish deputeti e këngëtari, Labinot Tahiri, i cili doli për ditë të tëra në shesh të Ferizajt për t’i mbledhur të gjitha të hollat që nevojiteshin.

Dhe vetë Arditi sot e ka dhënë lajmin e mirë se tanimë është shëruar nga sëmundja. “Këto janë të fundit, gjithçka përfundoi. Faliminderit Zot, faliminderit Labinot Tahiri, faliminderit shok-shoqe”, ka shkruar djaloshi në Instagram.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit