E ngatërruan me një derr të egër, ish-nënkryetari i Bashkisë vritet nga gjuetari

E ngatërruan me një derr të egër,…

Ngatërresa me një derr të egër i kushtoi jetën një personi.

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në provincën e Salernos, në zonën e Montesanit në Vallo della Lucani, ku një gjuetar teksa kishte dalë për gjahë me shokun e tij i gjuan me armë, duke menduar se mos ndoshta ishte derr i egër.

Viktima, Giuseppe Lambiase 70 vjeç, ishte ish-nënkryetari i Bashkisë së Castelnuovo Cilento.

Mediat italiane shkruajnë se dy miqtë kishin dalë së bashku për gjah, por që më vonë u kthye në tragjedi.

70-vjeçari u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi t’ju shpëtonte plagëve të marra.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit