E njëjta verë, çmimi 3 herë më i lartë, shqiptari: Në Itali 7.90€, te BigMarket 23 mijë lekë

E njëjta verë, çmimi 3 herë më…

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar diferencën e madhe të çmimeve mes Italisë dhe Shqipërisë.

Ai tregon se disa ditë më parë ndodhej në Itali dhe vizitoi supermarketin ku bënte blerje vite më parë. Sipas tij, një verë 5-litërshe e markës “Ronco”, të cilën e blinte në vitin 2015 me çmimin 8.50 euro, sot shitet për 7.90 euro.

Qytetari shprehet se u habit edhe më shumë kur pa të njëjtin produkt në markete në Shqipëri, ku në BigMarket shitet për rreth 2.300 lekë, ose afërsisht 24 euro.

Si ka mundësi që i njëjti produkt të kushtojë gati tre herë më shumë në Shqipëri? Pothuajse çdo gjë atje kushton dy deri në tre herë më lirë se këtu, ndërsa produktet ushqimore janë të kontrolluara,” shkruan ai.

Qytetari ngre pikëpyetje mbi arsyet e këtyre diferencave të mëdha në çmime dhe kërkon më shumë transparencë për mënyrën se si produktet e importuara dalin në tregun shqiptar. Sipas tij, konsumatorët në Shqipëri po paguajnë shumë më tepër për të njëjtat produkte që në vendet e Bashkimit Europian shiten me çmime dukshëm më të ulëta.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit