E pa duke i dhunuar të ëmën, 13-vjeçari merr armën dhe vret babain

E pa duke i dhunuar të ëmën,…

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Francë. Bëhet me dije se një 13-vjeçar me origjinë nga Kosova, ka vrarë për vdekje të atin pasi e pa duke dhunuar të ëmën. Djali i mitur, i cili jetonte prej vitesh me familjen në Francë, ka hyrë në kuzhinë dhe ka parë që mamaja e tij po dhunohej nga babai i tij.

Ky veprim nuk është pritur mirë nga djali, ndërsa ka marrë armën dhe e ka qëlluar babain, duke i marrë jetën menjëherë.

Ndërkohë pas krimit, ka fshehur armën në një thes jo shumë largë banesës së familjes shqiptare. Policia ka arrestuar djalin 13-vjeccar, teksa ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës apo edhe i të miturit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit