Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për vjedhjen e një biçiklete në zonën e 9-Katësheve, Tiranë.
Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet një i ri me bluzë të zezë, pantallona të shkurtra dhe një qese në dorë, i cili zbret shkallët dhe qëndron për disa sekonda duke vëzhguar ambientin përreth.
Më pas, ai afrohet te disa biçikleta të parkuara dhe kap njërën prej tyre, e cila ndodhet e palidhur pranë një rrethimi metalik.
Personi e merr biçikletën, vendos qesen në timon, hipën mbi të dhe largohet përmes oborrit, mes automjeteve të parkuara.
Sipas denoncuesit, personi e ka parë që biçikleta nuk ishte e lidhur dhe më pas e ka marrë.
“Mirmëngjes, si jeni? A mund të ma hidhni një video të një biçiklete që kanë vjedhur te zona e 9-Katësheve? Nuk i duket fytyra mirë, por thjesht ka kaluar, ka parë që s’është e lidhur dhe e ka marrë. Veç ta sjelli, se po u gjet në rrugë do ta ketë punën keq.”
Denoncuesi kërkon që pamjet të bëhen publike me shpresën që biçikleta të identifikohet dhe të gjendet.
JOQ Albania publikon pamjet e kamerave të sigurisë dhe denoncimin, ndërsa çdo informacion për personin apo biçikletën duhet t’u përcillet autoriteteve.