E pabesueshme! Infermierja rezulton 8 herë pozitive me Covid-19 brenda 50 ditëve

E pabesueshme! Infermierja rezulton 8 herë pozitive…

Një infermiere kanadeze e cila u infektua me Covid-19 disa muaj më parë, ka rezultuar tetë herë pozitive në 50 ditët e fundit.

Sipas mediave të huaja, Tracy Schofield, 49 vjeç nga Ontario, filloi të përjetojë simptomat e koronavirusit më 31 mars,  të tilla si ethe dhe gulçim.

Të nesërmen ajo u testua për herë të parë për COVID-19, dhe doli pozitive.

Schofilet, kaloi dy javë në izolim, por testi i saj i dytë doli përsëri pozitiv, dhe që atëherë rezultoi edhe gjashtë herë të tjera pozitive me koronavirus.

Ekspertët shëndetësorë thonë se ka të ngjarë që qelizat e vdekura të virusit ende qarkullojnë në trupin e saj por që ajo nuk mund të infektojë persona të tjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit