E pabesueshme/ Shfaqet lakuriqi i natës me përmasa njerëzore

E pabesueshme/ Shfaqet lakuriqi i natës me…

Një fotografi që tregon një lakuriq nate me përmasa njerëzore në Filipine po bën xhiron e rrjetit. Në foto nuk është aplikuar asnjë truk dhe modifikim dhe në realitet lakuriqi duket të jetë rreth 5 metra i gjatë. 

Ky është sigurisht një nga lakuriqët më të mëdhenj në botë. Ai ka në fakt një hapje krahësh që mund të mendohet si në madhësinë e njeriut, sepse krahët e tyre mund të jenë deri në pesë metra e gjysmë të gjerë.

Lakuriqët gjigantë aktualisht klasifikohen si specie të rrezikuara si rezultat i shpyllëzimit dhe gjuetisë pa leje. Për më tepër, edhe nëse do të ishte masiv, nuk ka asgjë për t’u frikësuar nga ky gjigant i butë. Ata janë plotësisht barngrënës, hanë kryesisht fiq dhe herë pas here përtypin disa gjethe.

Gjenden në Filipine dhe fillimisht u zbuluan në tre nëngrupe, por një është zhdukur që atëherë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit