E pabesueshme, vjen në jetë fëmija me tre penisë!

E pabesueshme, vjen në jetë fëmija me…

Një foshnjë e gjinisë mashkull në Irak, i cili sapo ka ardhur në jetë po bën xhiron në rrjet, teksa bëhet fëmija i parë që nga viti 1609, i cili vjen në këtë jetë me 3 penisë. Sipas mjekëve ky është një fenomen i rrallë, ndërsa në gjuhë mjekësore kjo gjendje emërtohet me termin trifalia.

Lajmi është bërë i ditur nga mjekët në Kurdistan, të cilët publikuan rastin në revistën mjekësore International Journal of Surgery Case Reports. Në fillim foshnja kishte ënjtje në skrotum, ndërsa prindërit nga Duhok City vendosën ta dërgojnë në spital dhe aty u vërejt se djali kishte penisë që ishin dy centimetra të gjera dhe një centimetër të gjatë.

Mësohet se penisët shtesë nuk kanë uretër. Mësohet se nga të tre penisët, vetëm njëra kishte kokë. Ky lloj fenomeni prek një në çdo pesë ose gjashtë milion lindje. Nuk shpjegohet ende se si ndodh ky fenomen, por ajo që u vendos është heqja e penisëve shtesë të fëmijës. Pas operacionit fëmija do të vijojë të bëjë kontrolle në çdo periudhë të jetës, përfshirë këtu fazën e pubertetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit