E PADËGJUAR/ 8-vjeçari kafshon kobrën, zvarraniku ngordh!

E PADËGJUAR/ 8-vjeçari kafshon kobrën, zvarraniku ngordh!

Një djalë tetë vjeçar indian vrau një kobër që ishte mbështjellë rreth krahut të tij dhe i kishte ngulur dhëmbët në lëkurë.

Djali, i njohur me emrin Deepak, u sulmua nga gjarpri në fshatin e largët Pandarpadh në rajonin qendror Chhattisgarh të Indisë të hënën.

Kobra e mbështolli teksa ai ishte duke luajtur jashtë shtëpisë së tij. Ai dhe e plagosi në trupin kur ajo u ngrit dhe e kafshoi për të injektuar helmin e saj vdekjeprurës.

Duke luftuar me dhimbjet, Deepak me furi tundi krahun e tij por nuk mundi ta lironte zvarranikun e në atë moment ai i nguli me egërsi dhëmbët në trupin e kobrës, duke vrarë me sukses.

‘Gjarpri m’u mbështoll rreth dorës dhe më kafshoi. Kisha dhimbje të mëdha”, tha Deepak për New Indian Express.

“Meqë zvarraniku nuk lëvizi kur u përpoqa ta shkundja, e kafshova fort dy herë. Gjithçka ndodhi pakuptuar”, tha ai.

Kafshimet e gjarpërinjve janë jashtëzakonisht të zakonshme në Indi. Një studim i publikuar javën e kaluar zbuloi se më shumë se 85 për qind e vdekjeve nga kafshimi i gjarpërinjve të regjistruara në vitin 2019 kanë ndodhur aty.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit