E pajetë nën krahun e të atit, foshnja shtypet për vdekje në shtratin e prindërve

E pajetë nën krahun e të atit,…

Një ngjarje tragjike dhe prekëse është regjistruar në St Blazey. Një foshnje që sapo ishte sjellë në jetë, ka ndërruar jetë në shtratin e prindërve. Foshnja e identifikuar si Asha-May Finney Hulme u shtyp për vdekje nga prindërit, konkretisht nga i ati. Sipas patologut që kreu një ekzaminim post-mortor zbuloi se Asha-May ishte gjetur nën krahun e babait të saj, Michael Finney. Ndërkohë edhe nëna e foshnjës së vdekur, Alise Hulme e ka pranuar faktin që fëmija u gjet nën krahun e bashkëshortit të saj. Michael Finney u shpreh se ishte zgjuar nga partnerja e tij në orën 6 të mëngjesit dhe kishte parë që foshnja kishte ndërruar jetë, ndërsa ndodhej nën krahun e tij Shkaku mjekësor i vdekjes së foshnjës është dëmtimi hipoksik pas një pengese të rrugëve të sipërme të frymëmarrje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit