E pajetë pranë kazanëve të rakisë! Gjendet e vdekur e ëma e sportistit Pirro Dhima

E pajetë pranë kazanëve të rakisë! Gjendet…

Një trup i pajetë është gjetur në qytetin e Himarës. Trupi i pajetë i përket një 75 vjeçareje dhe është konstatuar pranë banesës së saj. Bëhet me dije se viktima është nëna e Pirro Dhima, atleti olimpik i peshëngritjes.

Kujtojmë se Dhima ka lëshuar lumë akuzash ndaj shqiptarëve duke i akuzuar se po mundoheshin t’u merrnin pronat. Pirro mohon se është shqiptar dhe e konsidron veten minoritar grek. Bëhet me dije se e msohuara ka ndërruar jetë para 3-4 ditësh, teksa u zbulua gjatë ditës së sotme.

Në trupin e 75 vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa u transportua në morgun e Sarandës për të mësuar edhe shkakun e vdekjes. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Plotë

Më datë 30.09.2021, në Himarë, është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetasja L. Dh., 75 vjeçe, dyshohet vdekje natyrale, si pasojë e arrestit kardiak.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit