E pamë edhe këtë! Qytetari me koronavirus lë spitalin Infektiv për të shkuar në... dasmë

E pamë edhe këtë! Qytetari me koronavirus…

Kosova po vazhdon të preket gjerësisht nga koronavirusi.

Edhe numri i viktimave është rritur ndjeshëm.

Por, një ngjarje e pazakontë mësohet të ketë ndodhur.

Siç raporton Report Tv, një person i shtruar në spitalin Infektiv, kishte lënë fshehurazi spitalin, për të shkuar në një dasmë.

Nuk dihet se çfarë masash janë marrë për këtë thyerje të sigurisë, por e sigurt është se ai është bërë burim infeksioni për qindra persona të tjerë.

Analisti Nexhmedin Spahiu në një lidhje Skype për Report Tv tha:

Janë organizuar çmenduri të tilla (i referohet dasmave) ka ndikuar në përhapjen e pandemisë në mënyrë masive. Shumicën e rasteve ku ka shumë të prekur janë nga këto çmenduri masive që njerëzit gjatë kësaj kohë. Madje ka pasur një rast që ka ikur nga spitali për të shkuar në një dasmë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit