E papritur| Basha akuzon drejtpërsëdrejti Berishën për ngjarjen e 21 dhjetorit

E papritur| Basha akuzon drejtpërsëdrejti Berishën për…

Kryedemokrati Lulzim Basha vijon me akuzat e tij në drejtim të ish-liderit historik të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Këtë herë në focus të akuzave të tij ishte ngjarja e bujshme e 21 janarit e vitit 20211, ku katër protestues humbën jetën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në fjalën e tij ai tha se sot nuk u përgjigj në të njëjtën mënyrë siç bëri Sali Berisha në datën 21 Janar, duke nënkuptuar kështu faktin se ka qenë ish-kryeministri ai i cili dha urdhrin për të qëlluar mbi qytetarët protestues.

“Partia Demokratike ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë. Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, sic u përgjigj Berisha në 21 janar. Ne do ruajmë qetësinë, por do kemi vemndosmërinë për të ruajtur interesin e demokratëve, por duke mos lejuar asnjë horr, trafikant, asnjë hiç të vijë këtu për të marrë nëpërkëmbë dinjitetin e demokratëve. Për këtë të jeni të sigurtë. Ju e patë ndërkohë që ata bënin si gorilla jashtë ne vazhdonim mbledhjen. Ngutet frikacaku dhe ngutja e frikacaktut i ka kushtuar PD-së në 30 vite”, u shpreh Basha.

Përmendim që në vitin 2011, në krye të Ministrisë së Brendshme ishte pikërisht Lulzim Basha. Për këtë arsye, ai është akuzuar nga opozita e atëhershme si fajtor për humbjen e jetës së 4 qytetarëve protestues.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit