E pazakontë/ Babai rrëmben vajzën dhe e qeth që të mos e njohin

E pazakontë/ Babai rrëmben vajzën dhe e…

Një rast i pazakontë është raportuar në media, ku babai rrëmben vajzën e tij dhe e qeth që të mos e njohin. Vjollca Zyka ka denoncuar në një emision televiziv shqetësimin për vajzën dhe mbesën e saj. Ajo tregon, se vajza ka qenë e martuar nga viti 1996 dhe në 2012-ën vendoset së bashku me dy djemtë dhe burrin, Robert Gjinika, në Itali.

Por gjatë kësaj martese Saimira, vajza e Vjollcës, ka vuajtur dhunën fizike e psikologjike. Djemtë e çiftit janë sot 26 dhe 25 vjeç. Në vitin 2015 erdhi në jetë dhe vajza, por një vit më vonë çifti u nda.

Sot mbesa e Vjollcës është 8 vjeç. Pas kërkesave të vazhdueshme të djemve për të takuar motrën e tyre, Saimira kthehet në Shqipëri në Dhjetor 2021. Por, këtu ndodh ajo që nuk pritej.

Djemtë dhe i ati rrëmbejnë vajzën dhe largohen. Më pas e qethin që të mos e njohin të tjerët.

“Futen atje siç ishin bashkë edhe i shoqi. Ajo tha pse ka dalë dhe ky se nuk donte që ta takonte. Kjo u besoi, pinë kafe dhe punë sekondash, i ati me gjithë vajzën e vogël marrin vajzën dhe dalin përjashta siç janë lokalet në Rinas. I thotë vajza po ç’u bënë ata nga ikën. Ja se te makina i thotë ky i madhi. Edhe e mbante me muhabet sa që këta të iknin. Dalin jashtë, bërtit vajza. U larguan ata. Ne nuk e dimë ku jetojnë ata”, tha Vjollca.

Saimira iu drejtua policisë në Rinas dhe më pas në Durrës, pasi atje kishte vendbanimin. Por vajza nuk u gjet, më pas gjykatës për zgjidhje martese dhe gjykata vendos t’i kthehet fëmija.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit